web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Gjiknuri: Nuk jemi aq të trashë, s’kemi bërë asnjë gabim

29 Tetor 2020, 21:13, Politikë CNA

Deputeti Damian Gjiknuri, foli mbrëmjen e sotme për votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

Gjiknuri tha se nëse mazhoranca do të priste opinionin e Venecias, nuk do kishim Kod Zgjedhor deri në janar ose shkurt dhe sipas tij në këto kushte vendi do të hynte në krizë kushtetutese dhe politike .

Socialisti pretendon se kërkesa në Venecia nga ana e presidentit ishte e qëllimshme dhe e rrezikshme.

?Kur të vijë opinioni i Komisionit të Venecias, do të shikojmë çfarë do të bëhet. Asnjë zë europian nuk ka thënë se nuk do hapen negociatat për shkak të kësaj. Ndërkombëtarët kanë thënë se parlamenti është legjitim.

Sa i përket koalicioneve, asnjë vend i BE nuk i ka koalicionet siç dëshiron opozita. Kërkesa në Venecia nga presidenti  qëllimshme dhe e rrezikshme, mund të destabilizojë vendin. E gjitha është politike, aktorët politikë lëvizin sipas interesave të veta politike?, u shpreh ai në emisionin ?Real Story?.

Deputeti pretendon se mazhoranca nuk ka bërë asnjë gabim, teksa theksoi se nuk janë aq të trashë.

?Në Venecia shkohet me ligj, jo me opinione. Edhe në OSBE, jo me debat. Sa nuk kishim një produkt konsensual, s?kishte pse shkohej. Tani Presidenti e çoi meqë kemi dokument. Ne nuk kemi bërë asnjë gabim, se nuk jemi aq të trashë, që nesër të linim litarin dhe të kishim gabime për ligjin zgjedhor. Ne duam që ai ligj të jetë në përputhje?, theksoi Gjiknuri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga