web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kreu i OBSH: Jemi lodhur nga Covid-19, por nuk duhet të dorëzohemi

27 Tetor 2020, 11:11, Kosova & Bota CNA

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se braktisja e përpjekjeve për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit është e rrezikshme.

?Ne nuk duhet të dorëzohemi?, tha Tedros.

Ai pranoi se pas disa muajsh lufte me koronavirusin e ri, i cili ka marrë më shumë se 1.1 milion jetë njerëzish në gjithë botën, ka një nivel të caktuar të ?lodhjes pandemike?.

?Lodhja është e vërtetë, por ne nuk mund të heqim dorë. Kur udhëheqësit veprojnë shpejt, virusi mund të shtypet?, shtoi ai.

Komentet vijnë një ditë pasi Mark Meadoës, shef i stafit të presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë për rrjetin televiziv CNN se fokusi i administratës ka kaluar në zbutje të koronavirusit, jo çrrënjosje.

?Ne nuk do ta kontrollojmë pandeminë. Do ta kontrollojmë faktin e të pasurit vaksina, terapeutikë dhe lehtësime të tjera?, ka thënë Meadows./CNA.al





Lajmet e fundit nga