web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Forcat kurde fshehën familjet shqiptare”/ Gazetari: Një person luan rol radikalizues në kamp

27 Tetor 2020, 22:24, Sociale CNA

Gazetari Julian Kasapi, i cili ka qenë brenda kampit Al-Hol në Siri, ka folur për operacionin e qeverisë, për të nxjerrë nga atje fëmijët dhe gratë shqiptare.

Kasapi tha se në këtë kamp është një person që luan një rol radikalizues sa i përket nënave dhe grave të tjera.

Ai deklaroi në emisionin ?Opinion? se dikush ka fshehur familjet shqiptare, sapo kanë parë ushtarë dhe kanë mësuar se po shkonin t?i merrnin.

?Kur është futur struktura shtetërore në kamp, familjet shqiptare, të cilat janë 5, ishin fshehur. Ishin fshehur nga forcat kurde. Duhet të kuptoni që sa herë ata shihnin ushtarë ndiheshin të frikësuar dhe sigurish dezinformimi brenda kampit ka luajtur rolin e tij, të mos flasim më pas për radikalizimin. Ka një person të veçantë aty që zoti Nano e di fare mirë se kush është, që luan një rol radikalizues sa i përket nënave dhe grave të tjera.

Por nga ana tjetër aty ka edhe 6 jetimë. Nuk është vetëm një, nuk është vetëm Eva Dumani. Aty është Elona Shuli, e cila është më e madhja, 17-vjeçe. Eva Dumani është 15 vjeç, pra aty ka dhe 6 jetimë të tjerë. Në momentin që struktura Antiterrorit është futur brenda në kamp, këto familje ishin fshehur. Jo për shkak të shqiptarëve?, u shpreh gazetari./ CNA.al





Lajmet e fundit nga