web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“100 i ka marrë Basha dhe Monika, 74 Rama”/ Murrizi “zbras ankesat”: Nuk na mbeten asgjë

22 Tetor 2020, 20:19, Politikë CNA

Deputeti Myslim Murrizi është i ftuar mbrëmjen e sotme në ?Repolitix?, ku ka folur mbi krijimin e partisë së tij politike, me të cilën do të garojë në zgjedhje.

Murrizi tha se ‘Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë’ është një parti, pa humor dhe jo e blerë.

“Në postimin tim të djeshëm thashë se është e vetmja parti që nuk është e krijuar nga ish sigurimi i shtetit apo nga komunista.

Myslim Murrizi, Halit Valteri, Arlind Çarçani dhe Alban Zeneli as nuk janë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, as nuk na i ka mbledhur firmat qeveria dhe as kemi blerë parti nga dikush tjetër.

Kjo nuk mjafton për të qenë të bindshëm në popull. Hap pas hapi ne do të dalim me një program konkret me pak pika dhe besojmë që do na i kenë lënë këta të mëdhenjtë ndonjë deputet.

Po t’i dëgjosh, tani thonë se 100 i ka marrë Basha dhe Monika. 74 Rama kështu që ne nuk na mbeten asgjë”,  tha Murrizi./CNA.al





Lajmet e fundit nga