web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Futbolli shqiptar në bojkot, Liga Profesioniste kërkon... sponsor

14 Tetor 2020, 10:16, Sport CNA

Tifozët e futbollit shqiptar janë në pritje për të mësuar se kur do të fillojë kampionati, për shkak se prej më shumë se një muaji është në bojkot.

 

Megjithatë kur të gjithë presin një njoftim për kampionati, Liga Profesioniste del me një njoftim tjetër. Nëpërmjet faqes zyrtare, Liga njofton se po kërkon një sponsor për emrin e saj, e drejta për të qenë sponsor përfshin edhe blerjen edhe të drejtave të emrit të Kategorisë Superiore.

Njoftimi i Ligës:

Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për emrin e saj.

E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të Kategorise Superiore (Superligës) dhe përfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar.

Për informacion më të hollesishëm, mund të na shkruani në adresën [email protected]

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë afat vetëm për sezonin 2020-2021 me një çmim dysheme prej 10 milion lekë.

Çdo subjekt i interesuar mund të paraqese oferten e tij brenda datës 23 Tetor 2020, ora 12.00, në adresën Sheshi Italia, Stadiumi ?Air Albania?, Kati i 2-të, 1010 Tiranë, ose nëpërmjet adresës se emailit [email protected]





Lajmet e fundit nga