web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debutoi me Kombëtaren, Kallaku: U mundova të përshtatesha, por nuk kisha lirshmëri

11 Tetor 2020, 15:10, Sport CNA

Sherif Kallaku debutoi si titullar me fanellën e Kombëtares. Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit, foli pas ndeshjes ndaj Kazakistanit duke u shprehur:

?Ndjej keqardhje. Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Duhet të shfrytëzonim rastet dhe të ishim më të qetë. Fati nuk ishte me ne. Parabola e Brojës duhet të ishte shënuar. Duhet të shikojmë ndeshjen e ardhshme, kjo ndeshje iku tani. Kemi pronuar të luajmë edhe me 3-4-1-2.

Mendoj që duke parë vështirësitë që kishim me ambientimin e skemës së re, vendosi ta kthente në 3-5-2. Vendosi që unë dhe Bare të ishim në qendër majtas dhe djathtas.

Nuk kisha lirshmërinë time siç duhej. U mundova të përshtatesha dhe të luaja thjeshtë për të qenë sa më i saktë. Mendoj që jemi përshtatur shumë mirë, duhet të rregullojmë aksionet para portës, ajo na mungoi.

Në ndeshjet e ardhshme do të kem gjuajtje më të mira. Ishte çështje sekondi dhe vendosa ta gjuaja shpejt, duhet të finalizoja më mirë?, u shpreh Kallaku për ?Supersport?.





Lajmet e fundit nga