web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bojkoti drejt fundit, zbulohet data kur mund të fillojë Superliga

10 Tetor 2020, 10:31, Sport CNA

Liga Profesionite kishte programuar që këtë fundjavë së bashku me klubet të bënte një protestë përpara Kryeministrisë. Pas bojkotit dhe fjalimeve në fushën e lojës ishte planifikuar që të protestohej përpara Kryeministrisë në mënyrë që të përshkallëzohej edhe më shumë bojkoti, por një gjë e tillë nuk është lejuar nga policia.

Duke parë këtë vendim Liga Profesionste ka programuar një mbledhje urgjente ditën e hënë për të vendosur përfundimisht se çfarë do të ndodhi me Kategorinë Superioire.

Duke parë që disa klube janë kundër bojkotit dhe kërkojnë rikthimin në fushë, gjasat janë të mëdha që Superliga të rinisi direkt pas ndeshjeve të Kombëtares, më datë 17 tetor. Për momentin nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Liga apo FSHF-ja, por një gjë e tillë mund të bëhet e ditur pas mbledhjes që do të zhvillohet ditën e hënë mes klubeve dhe Ligës.





Lajmet e fundit nga