web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trup perfekt / Jonida Vokshi zbulon si arriti të merrte vetëm 5 kilogramë gjatë shtatzënisë

6 Tetor 2020, 10:40, Lifestyle CNA

Aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi i habiti të gjithë ku u shfaq me trupin perfekt  pak javë pas lindjes së vajzës., Emit.

Teksa ka qenë e ftuar tek Rudina, Jonida ka ndarë sekretin se si arriti të mbante të njëjtën peshë edhe në shtatzëni duke shtuar vetëm 5 kilogramë që i përkasin bebit dhe placentës.

?Fati im i parë ishte që unë jam marrë goxha me stërvitje para shtatzënisë. Ndërkohë që ditën që mora vesh për shtatzëninë, nuk kam menduar asnjë moment për fizikun tim. Nuk ka qenë kurrë parësore dhe nuk ka qenë kurrë në synimet e mia që të ruaj një peshë pas apo gjatë shtatzënisë. Doja të shijoja në maksimum gjithçka dhe qëllimi i vetëm që kisha ishte që të kishim një shëndet të mirë Emi dhe unë.

Për të pasur shëndet të mirë dhe për t?u formuar Emi sa më shëndetshëm brenda meje dhe që unë të isha sa më mirë për të, ishte që unë të ushqeshesha sipas këshillave të doktoreshës dhe të kisha një mënyrë të ushqyeri të shëndetshme. Sigurisht që nuk ja kam lënë vetes pas dore qejfet e mia për të ngrënë ndonjë akullore, apo pite që bën vjehrra ime. Por pa diskutim që këtë e balancoja duke u ushqyer shëndetshëm për t?i dhënë të gjitha vlerat ushqyese Emit dhe vetes.

Kjo gjë mu shpërblye duke mos marrë peshë të tepërt gajtë shtatzënisë. Kam marrë diku tek 5-6 kile, që ishte pesha e Emit dhe pjesa tjetër e placentës. Gjithashtu kam ecur shumë gjatë muajve të parë. Kur u izoluam kam ecur në pistë në shtëpi, të paktën minimalisht 3 herë në javë dhe këtë e kam bërë padiskutim me këshillën e mjekut. Dhe aktivitetin fizik e kam bërë të minimizuar. Nuk e kam bërë për veten, por me doktoreshën kishim bërë në plan që të lindja vetë dhe prandaj duhej të ecja shumë?, tregoi Jonida./ CNA.al





Lajmet e fundit nga