web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Përmeti thirrje për bojkot të seancës, vë bast për ata që do votojnë

4 Tetor 2020, 09:19, Politikë CNA

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti bën me dije se do të bojkotojë nesër seancën plenare ku pritet të votohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përmeti i bën thirje publike të gjithë opozitës parlamentare të bojkotojë këtë seancë. Sipas tij, kush nesër shkon në seancë për të votuar listat e mbyllura ka shitur kauzen, betejën por mbi të gjitha ka vrarë veten politikisht.

?Të shiturit vdesin shpejt politikisht.
(Një thirrje për bojkot.) Sot mu kujtua sesi Bamir Topi u zgjodh president. A i kujtohen ndokujt emrat e deputetëve socialist që votuan Bamir Topin? Jo. Sepse ata vdiqen politikisht në atë moment. Votimi ishte i fshehtë dhe përsëri vetëm se u dyshuan ata vdiqën politikisht.
Mu kujtua kjo histori një ditë para votimit në parlament në mënyrë të njëanshme të ndyshimeve në Kodin Zgjedhor, ato ndryshime që do të mbajnë të mbyllura listat në kundërshtim me Kushtetutën. Nesër unë do të bojkotoj. Do të bojkotoj atë seancë për t?i treguar shqiptarëve që Partia Socialiste është e vetme në këtë çmenduri. Dhe ftesën publike e kam për të gjithë opozitën parlamentare. Bojkotoni nesër që të mos vdisni politikisht mbas votimit të nesërm. Të gjithe ne (opozita parlamentare) kemi firmosur, kërkuar dhe lobuar për lista të hapura. Dhe normalisht kush nesër shkon në seance për të votuar listat e mbyllura ka shitur kauzën, betejën por mbi të gjitha ka vrarë veten politikisht. Bojkotoni nesër në keni nje fije dinjitet për betejën që vetë keni bërë.
P.S. Jam gati të vë bast publik që askush nga opozita parlamentare që do votojnë nesër mbylljen e listave nuk do jenë në listën fituese të Partisë Socialiste, pavarësisht premtimeve prej saj?, shkruan Përmeti./CNA.al





Lajmet e fundit nga