web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“I madh Edi i PS dhe Gjiknuri i Edit”/ Topollaj ironizon draftin e PS-së: Barazia garantohet vetëm pas vdekjes

2 Tetor 2020, 10:49, Politikë CNA

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka komentuar draftin e ri të propozuar sot nga PS, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj ironizon Ramën dhe Gjiknurin, ndërsa thekson se ky draft është njëlloj sit ë thuash që drejtësia garantohet pas ?vdekjes.?

?Hahahahahahhaha i madh Edi i PS dhe Gjiknuri i Edit.

Me draftin e fundit të PS, Gjiknuri ka shkaktuar një tërmet të vërtetë gazi dhe hareje. Sepse na paska propozuar që listat të jenë të mbyllura për pjesën fituese të tyre dhe na i hapka prej vërteti ato vëtëm për pjesën e humbësve. Kjo është njësoj si të organizohet konkurrim për një pozicion pune vetëm pasi të jetë emëruar fituesi dhe të mos ketë më vend pune të lirë. Ose thënë ndryshe, barazia dhe drejtësia garantohen vetëm pas vdekjes.?-shkruan Topollaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga