web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha vizitë në një biznes në Durrës/ Kemi bërë edhe ne gabimet tona, por mësuam

1 Tetor 2020, 08:08, Politikë CNA

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot në Durrës ku zhvilloi një vizitë në një biznes bylmeti dhe produktesh mishi. Basha u njoh me shqetësimet e pronarëve, të cilët thanë se ka rënë konsumi.

Basha foli për planin e rimëkëmbjes së ekonomisë të prezantuar nga PD ndërsa theksoi edhe njëherë se çeku 1 mijë euro për biznesin e vogël, do të hiqte disa shpenzime.

?Nuk bëhet fjalë për çfarë ka ndodhur, por për këtë 6 mujor që do të jetë i vështirë. Nuk është ndonjë mrekulli, sepse për ju 1000 euro?por të paktën u heq disa shpenzime. Për ti dalë para kësaj injektohet ky kapital, hiqen ato kontrata korruptive te qeverisë dhe i jepet biznesit. Ne kemi propozuar diçka që do e zbatonim vetë po të ishim sot në qeveri. Ne si opozitë i japim planin tonë për ta zbatuar, as nuk po e bëjmë për fushatë është për tani, për bukën e gojës. Rënia ekonomike do thellohet prandaj duhet ndihma duhet tani?, tha ai.

Gjatë bisedës me pronarët, Basha shtoi se kanë bërë edhe ata gabimet e tyre, por kanë mësuar.

?Kemi bërë edhe ne gabimet tona, por ke i mësuar dhe tani shpresojmë tu gjendemi në krah sipërmarrjes dhe biznesit të vogël?, theksoi Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga