web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Telnis Skuqi/ Gjirokastra nuk ka nevojë për një Genc të ri

30 Shtator 2020, 19:38, Politikë CNA

Një komuentues u përpoq ta shpërqëndronte çështjen e debatit tim nga parimor në maskilist, lidhur me kandidaten e shumëpërfolur për qarkun e Gjirokastrës, Entela Shehaj.

?Maskilista te ndyre jeni. Vetem se eshte femer qe mund te konkuroje denjesisht dhe shikoni se c?beni?, – shkruan një komentues në ligjeratë të drejtë.

Personalisht e mirëkuptoj komentuesin, sepse ai nuk ka asnjë argument tjetër për të mbrojtur atë zonjë. Dhe, akoma më keq komentuesi nuk është fare i informuar që unë jam babai i rrethuar nga katër femra (tre vajza + një bashkëshorte).

Për mua emri i saj në listën e PD-Gjirokastër është një dramë për këtë forcë poliltike.

Nëse emri i saj zyrtarizohet, PD do të bëj një vetevrasje politike dhe ju garantoj që zgjedhjet 2017 do të duket lule krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

Si individ nuk kam asgjë përsonale me znj. Shehaj (Fiço), përkundrazi ruaj një konsideratë personale për të, sepse e njoh atë vajzë, sot nënë, prej shumë vitesh.

Problemi qëndron tek katapultimin e saj enigmatik?!

Një ditë më parë kam bashkëbiseduar me një zonjë të nderuar. Ajo është mikesha ime, por edhe e saj (Entelës).

Mikesha ime  mendonte se unë e kisha personale me të.

Bashkëbiseduam gjatë, por në fund të bisedës, pasi dëgjoi të gjitha argumentat e mia, ajo besoj se unë kisha të drejtë.

?Ke të drejtë?, – më tha mikesha, ndërsa shtoi: ?Entela ka 16 vite që ka humbur kontaktet me Gjirokastrën. Ajo ka një tjetër jetë shumë të bukur në kryeqytet?.

Gjirokastritët, sipas mendimit tim, nuk kanë nevoj për kandidatura të mbështetur nga një deputet që tetë vite më parë dështoi në mënyrë spektakulare.

Genc Ruli është deputeti më i urryer i banorëve të Gjirokastrës.

Ai e shkërmoqi të djathtët, por edhe besimin e zgjedhësve.

Është fakt që më 2013 nuk humbi PD, por përfaqësuesi i kësaj force politike.

Shkurt fare: Jugorët e fluturuan nga oxhaku ish deputetin.

Pas tetë vitesh, për mua, do të ishte  çmenduri që deputeti dështak të hyjë me ceremoni nga dera, madje ai kërkon të na imponoi fytyrën e tij të ri, nëpërmjet Entela Shehaj.

Ruli ende nuk i ka kërkuar falje publike elektoratit të tij.





Lajmet e fundit nga