web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Sëmundja nuk ka radhë”/ Brataj pas infektimit të Silva Binos: Covid ka marë përmasa akoma më të mëdha!

28 Shtator 2020, 13:48, Lifestyle CNA

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj ka reaguar për infektimin e Silva Binos me koronavirus duke i uruar shërbim të shpejtë.

Brataj i ka kujtuar njerëzve edhe një herë se sëmundja ka marrë përmasa më të mëdha dhe infekton cdo njeri, pa kursyer personelin mjekësor.

?Sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë. Coronavirusi që tani ka marë përmasa akoma më të mëdha vazhdon të infektojë pa kursyer as personelin mjeksor. Doktoresh Silva njëra nga profesionistet më të mira të shëndëtësisë shqipëtare ka qenë në vijën e parë që me fillimin e kësaj epidemie. Edhe doktoresh Silva nuk ishte e pa prekshme, prandaj i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë sa më shpejt. Kemi nevojë për profesionalizmin tuaj doktoresh Silva?, thuhet në reagimin e Bratajt./CNA.al





Lajmet e fundit nga