web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liverpooli tregon dhëmbët, përmbys Arsenalin

28 Shtator 2020, 20:55, Sport CNA

Liverpooli ka arritur që me përmbysje të mposhtë Arsenalin në kryendeshjen e javës së tretë në Premierligë. Të Kuqtë triumfuan me rezultat 3-1 në ?Anfield?.

Vendasit e gjetën veten në disavantazh pas 25 minutave lojë, kur Alexandre Lacazette i dha epërsinë Topçinjve pas një gabimi të Andy Robertson.

Dominimi i Liverpool u shpërblye brenda pak minutave. Sadio Mane (28?) barazoi rezultatin, para se Robertson (34?) të përmirësonte gabimin dhe t?i jepte skuadrës së tij epërsinë.

Liverpool vijoi dominimin edhe në pjesën e dytë, derisa te Arsenal vlen të ceket huqja e dy rasteve të arta nga Lacazette.

Transferi i ri i skuadrës të Merseyside, Diogo Jota (88?) vulosi rezultatin 3:1 me një gol të bukur. Kjo ishte fitorja e parë e Jurgen Klopp kundër Mikel Arteta, pasi paraprakisht pësoi dy humbje.

Liverpool ka pikë të plota (9) pas tre ndeshjeve të para, ndërsa Arsenal tubon gjashtë pikë.





Lajmet e fundit nga