web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Letra e opozitës për OSBE/ Gjiknuri: “Nuk mund të firmos letra të njëanshme”

22 Shtator 2020, 11:13, Politikë CNA

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, ka kometuar letrën e opozitës së bashkuar për OSBE/ODIHR.

Gjiknuri në mbledhjen e rradhës së këshillit politik theksoi se nuk mund të firmos letra të njëanshme, të cilat në këndvështrimin e tij janë vijim i retorikës politike.

Opozita paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik një kërkesë konkrete për të marrë ndihëmn e OSBE/ODIHR për disa çështje që palët nuk bien dakord.

5 pyetjet kryesore, të ngritura në kërkesën e paraqitur nga opozita, kërkojnë përgjigje për:

A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve?

A i lejon listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a është në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR.
A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve?

A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarde të OSBE/ODIHR ndryshimi i njëanshëm i rregullave shumë afër zgjedhjeve?

Në kushtet e mosdakordësisë, cila është një zgjidhja në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR për zgjedhje demokratike?

 





Lajmet e fundit nga