web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama e thotë para mjekëve/ Paga e personelit shëndetësor do rritet me 40%

21 Shtator 2020, 12:48, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot se sa do të rritet paga për mjekët dhe infermierët.

Gjatë një vizite në maternitetin e ri në Berat, Rama ka thënë në sy të personelit shëndetësor se paga për mjekët dhe infermierët do të rritet me 40%.

?Janë projekte shumë cilësore. Qershia mbi tortë është ndërhyrja që do bëjmë për pagat e personelit shëndetësor. Do jetë rritje e konsiderueshme. Nuk e kemi ende shifrën finale por besoj se do arrijmë në 40%. Do kemi rritje 40%?, tha Rama.
Më herët kryeministri ka premtuar se rritja do të planifikohet në buxhetin e vitit 2021./CNA.al





Lajmet e fundit nga