web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transportonte klandestinë kundrejt fitimit/ Arrestohet 26-vjeçari, ndalohet dhe bashkëpunëtori i tij

10 Shtator 2020, 08:11, Kronika CNA

Një 26-vjeçar  me inicialet E. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar nga policia , pasi transportonte 16 emigrantë të paligjshëm dhe drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt. Gjithashtu policia ka ndaluar dhe një shtetas tjetër, si bashkëpunëtor i dyshuar i tij.

Shtetasi u kap nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip ?Citroen? që e drejtonte pa leje drejtimi 16 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijv. kryer në bashkëpunim? dhe ?Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt?.





Lajmet e fundit nga