web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“117 biznese mbyllen në ditë”/ Tabaku: Qeveria tradhtoi shqiptarët, e lidhi jetën me oligarkët

1 Shtator 2020, 12:53, Politikë CNA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka ngritur akuza ndaj qeverisë për situatën ekonomike.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku deklaron se në një ditë mbyllen 117 biznese dhe humbin punën 160 shqiptarë.

Demokratja ngriti akuzat se në mesin e pandemisë qeveria ka lëshuar boritë e propagandës, që sipas saj po buçasin fort në përpjekje për të mbytur zërin e qytetarëve që po varfëron dhe bizneseve që po falimentojnë.

Ish-deputetja thekson se sado të përpiqet qeveria, është e pamundur të fshihet papunësia, varfëria dhe ulja e qepenave.

?160 shqiptarë në ditë humbën punën që prej fillimit të vitit. 177 biznese mbyllen çdo ditë dhe këto janë vetëm shifrat zyrtare. Po të llogarisim dhe punonjësit e informalitetit, numri i familjeve shqiptare që nuk kanë mundësi të ushqejnë fëmijët e tyre është i frikshëm për një vend europian. Kësaj të vërtete të hidhur dhe të dhimbshme qeveria shqiptare i është përgjigjur me pagesat e koncensioneve dhe PPP-ve, me amnisti fiskale të parave të krimit dhe me vjedhjen e çdo fondit të mundshëm për rindërtimin.

Ne ofruam planin tonë për të shmangur thellimin e krizës gjatë pandemisë. Për të rialokuar 120 mln euro destinuar PPP-ve për 2020 që t?iu shkonin shqiptarëve. Propozuam heqjen e taksave për këtë vit krize. Kërkuam të mbështetej konsumi dhe incentivat për të shpenzuar qytetarët.  Por qeverisja e Rilindjes dështoi dhe sa herë kopjoi e bëri gabim. Tradhëtuan shqiptarët sepse e kanë jetën e lidhur me oligarkët. Shqipëria ka potenciale dhe mundësi të rimëkëmbet vetëm me një plan serioz në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Kriza ka vetëm një rrugëzgjidhje: projektin ekonomik të PD. Shqipëria në punë është synimi jonë?, nënvizon Tabaku/ CNA.al





Lajmet e fundit nga