web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vllaznia nuk ndalet në merkato, akord me një sulmues nga kampionati rumun

29 Gusht 2020, 08:13, Sport CNA

Te Vllaznia nuk kanë të ngopur, për sa i përket merkatos! Pasi zyrtarizuan sulmuesin Mandiangu, mësohet se drejtuesit shkodranë janë në bisedime tani me maqedonasin Marko Simonovski. 28-vjeçari luan si sulmues qendre.

Sipas burimeve, drejtuesit e Vllaznisë janë në bisedime të avancuara me këtë lojtar dhe pritet nënshkrimi i kontratës me të.

Ai është i gjatë 1.85 centimetra. Simonovski së fundmi ka qenë pjesë e ekipit të FC Voluntari në kampionatin rumun, ku në 19 ndeshje ka shënuar 4 gola. Me sa duket, drejtuesit janë të bindur për të vijuar përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.





Lajmet e fundit nga