web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bylisi nuk ndalet në merkato, transferon futbollistin e radhës

20 Gusht 2020, 07:47, Sport CNA

Bylisi siguron tri afrime në merkato. Ballshiotët kanë zyrtarizuar tre futbollistë, dy prej të cilëve ishin titullarë te Luftëtari sezonin e fundit. Ai që bie në sy është Arbër Mehmetllari që u grumbullua edhe nga Shpresat, kartonin e të cilit e ka Lokomotiva e Zagrebit.

Jo pa rëndësi është edhe Armenis Kukaj, një tjetër blerje zyrtare në Ballsh. Mbrojtësi ka qenë pjesë e Vllaznisë, por edhe e Luftëtarit si titullar në dy sezonet e fundit dhe është vetëm 23 vjeç.

Një tjetër lojtar që kanë siguruar ballshiotët është Xhuljo Maçolli, 18-vjeçari me perspektivë, i cili është zyrtarizuar vetëm pak minuta më parë. Gjatë kësaj jave në Ballsh do të ketë edhe zyrtarizime të tjera ku merkatoja është e përqendruar në tregun e huaj, por edhe te talentet vendëse.





Lajmet e fundit nga