web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U “kap mat” me modelen nga Burreli/ Robert Berisha sqaron njëherë e mirë statusin e tij

17 Gusht 2020, 10:53, Lifestyle CNA

Prej shumë kohësh këngëtari Robert Berisha është kthyer në qendër të vëmendjes përsa i përket jetës së tij private.

Pothuajse një vit i ndarë nga Nora Istrefi, Roberti është përfolur për një lidhje dashurie me modelen nga Burreli, Jessica Kadiu.

Vetëm pak ditë më parë u publikuan disa foto, ku këngëtari dhe modelja shihen së bashku.

Së fundi në një intervistë për Revista Who, Roberti ka treguar se çfarë po ndodh me jetën e tij private.

I pyetur nëse është në një lidhje dashurie Roberti është përgjigjur:

?Jo nuk jam në një lidhje edhe pse portalet flasin për mua. Ata e dinë më mirë jetën time private se unë. (Qesh).?

I pyetur nëse gjuan vajza kur del për jetë nate dhe si hyn në muhabet me to, ai është përgjigjur:

“Nuk dal natën dhe nuk gjuaj. Muhabet bëj vetëm me ata persona që kemi dalë bashkë dhe jam shumë i mirë në muhabet dhe ?funny?. Mundohem që t?i argëtoj e të kalojmë sa më mirë.”/ CNA.al





Lajmet e fundit nga