web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse Covid-19 u shkakton të sëmurëve humbjen e ndjenjës së nuhatjes

16 Gusht 2020, 11:11, Lifestyle CNA

Tek disa njerëz, anosmia, humbja e nuhatjes është simptoma e parë ose e hershme, madje

për disa e vetme e prekjes nga Covid-19. Mosfunksionimi i përkohshëm i kësaj shqise, renditet tashmë si një nga simptomat kryesore të sëmundjes, dhe mjekëve u rekomandohet

ta përdorin atë si një indicie për gjurmimin e rasteve me koronavirus.

Gjithsesi, humbja e ndjesisë së nuhatjes është një komponent i rëndësishëm i shumë  sëmundjeve, nga e ftohura e thjeshtë, infeksioni i sinusit, deri në fazën e hershme të sëmundjeve si Alzheimeri dhe Parkinsoni, apo thjesht si simptomë e plakjes.

Një studim i ri nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në SHBA, testoi një grup relativisht të vogël pacientësh, dhe zbuloi se humbja e nuhatjes mund të parashikojë edhe sëmundje më pak të rënda, që kanë më pak të ngjarë të kërkojnë shtrimin në spital. Megjithatë, numri i vogël i pacienteve që ishin shtruar në spital, dhe për të cilët u mblodhën

të dhëna për studimin në fjalë, sugjeron se nuk mund të arrihet në ndonjë përfundim të kënaqshëm në lidhje me parashikimin vetëm nga humbja e ndjesisë së nuhatjes.

Por humbja e papritur e nuhatjes në rastin e sëmundjes së Covid-19, mund të na ndihmojë

të kuptojmë se si funksionon SARS-CoV-2. Në fundin e muajit shkurt, shkencëtarët nisën

ta lidhin për herë të parë humbjen e nuhatjes me Covid.

Ata formuan një grup ndërkombëtar të quajtur Konsorciumi i Kërkuesve Globalë të Kimiosensorëve. Ai kreu studimin, duke mbledhur të dhëna nga e gjithë bota. Deri më sot

ka mbi 30.000 përgjigje ndaj pyetësorit të hartuar prej tyre dhe në 31 gjuhë.

Rezultatet do t?i japin mundësi studiuesve të gjejnë nëse ka një rënie të ndjeshmes të nuhatjes shijimit, të lidhur me Covid-19 dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes. Studimi i parë nga të dhënat e marra 11 ditë pas postimit në internet të pyetësorit, tregoi një humbje mesatare prej afër 80 për qind të funksionit normal të nuhatjes, dhe 69 për qind të funksionit normal të shijimit.

Studimi i ardhshëm, do të trajtojë ndryshimet midis simptomave kimiosensorëve të Covid-19 në krahasim me sëmundjet e tjera të frymëmarrjes. Shkalla e përhapjes së Covid-19 në të gjithë globin, do të thotë se ka më shumë njerëz të infektuar me një virus të frymëmarrjes në të njëjtën kohë, sesa ndodh zakonisht.

Viruset e frymëmarrjes, mund të çojnë në shpesh në humbje të përkohshme apo të përhershme të nuhatjes. Nga studimet e hershme, duket se humbja e nuhatjes është e pranishme në 30-98 për qind e të infektuarve që shtrohen nëpër spitale, shumë më tepër

sesa me infeksionet e tjera të njohura të frymëmarrjes.

Po si e sulmon koronavirusi ndjesinë e nuhatjes? Shumica e shkencëtarëve bien dakord, se SARS-CoV-2, si ai i njohur më parë me SARS-CoV, e përdor enzimën konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2) për të pasur qasje tek qelizat e njeriut përmes lidhjes me proteinën e saj rrethuese.

SARS-CoV-2 gjithashtu duket se ka nevojë për TMPRSS2, një proteazë, që ndihmon në krijimin e proteinës në formë gozhde, si dhe në procesin e qasjes tek qelizat dhe disa proteina të tjera. Dhe ACE2 dhe TMPRSS2 gjenden në shumë lloje qelizash, por me më shumë bollëk në hundë, fyt dhe rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Në hundë, kjo shihet si në epitelin e frymëmarrjes (RE), ashtu edhe në epitelin shqisor nuhatës (OSE), por në nivele shumë më të larta në OSE. Në OSE, proteinat shprehen në qelizat burimore të qëndrueshme (mbështetëse) dhe të nuhatjes, si dhe në gjëndrat Bauman (mukus), dhe në qelizat mikrovilare në nivelet më të ulëta.

Të gjitha këto qeliza ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të neuroneve shqisore dhe shtresës së mukozës, në mënyrë që aromat të aktivizojnë siç duhet neuronet. Deri tani, duket se vetë neuronet ndijore nuk kanë modelet e duhura të shprehjes për të lidhur SARS-CoV-2, gjë

që do të thotë se virusi mund të mos i pushtojë drejtpërdrejt këta neurone që sinapsohen drejtpërdrejt në korteks.

Në OSE, ekzistojnë disa lloje qelizash përveç neuroneve ndijore të nuhatjes (OSN), proceset e të cilave përbëjnë nervin nuhatës. Qelizat sustentakulare (Sus), lejojnë një qasje më të madhe të SARS-CoV-2, por mikrovilarët (MV) dhe qelizat burimore, duket se kanë receptorët e duhur për të lejuar hyrjen e virusit, siç ndodh me gjëndrat Bauman (BG). Dëmtimi i ndonjë prej këtyre qelizave, mund të ndikojë në funksionimin e duhur të OSN-ve, apo madje t?i vrasë ato në numra të sasi të vogla ose të mëdha. Ka shumë dëshmi, se koronavirusi mund të migrojë në sistemin nervor qendror përmes hundës dhe mekanizmave të nuhatjes, ashtu si edhe me rrugë të tjera, pa pushtuar neuronet shqisore.

Inflamacioni në epitelin shqisor, mund të kufizojë rrjedhën e ajrit në dëmtime relativisht të vogla të nuhatjes, pa shkaktuar ndjenjën e hundës së mbushur me mukozë apo probleme serioze me frymëmarrjen./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga