web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humb jetën vëllai i vogël i presidentit Donald Trump

16 Gusht 2020, 08:13, Kosova & Bota CNA

Vëllai i vogël i presidentit Donald Trump, Robert, ka humbur jetën në moshën 71-vjeçare.

Robert Trump vdiq dje në mbrëmje në spital, pasi u shtrua me urgjencë para dy ditësh, ndërkohë ende nuk dihet shkaku vdekjes së tij. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë presidenti ku thotë se atë e kishte jo vetëm vëlla, por edhe shokun më të mirë të jetës.

?Me zemër të vrarë ju njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, vdiq paqësisht sonte. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë. Kujtimi i tij do të jetojë në zemrën time përgjithmonë,?- tha ai në një deklaratë të shtunën, transmeton CNN.

Presidenti e vizitoi vëllanë e tij në spital në New York një ditë para vdekjes së tij, duke u thënë gazetarëve se ?Ai po kalon një moment të vështirë?. Roberti ishte më i vogli i pesë fëmijëve të Fredi dhe Mary Anne Trump dhe lindi dy vjet pas vëllait të tij Donald. /CNA.al





Lajmet e fundit nga