web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I groposi në turpërimin historik, Barça do duhet t’i paguajë 5 milionë euro Liverpulit nëse Kutinjo...

15 Gusht 2020, 12:42, Sport CNA

Barcelona humbi mbrëmë 8-2 ndaj Bajern Mynihut, ku në tre prej rrjetave u përfshi Filipe Kutinjo, blerja më e shtrenjtë në historinë e katalanasve, që këtë sezon luan i huazuar te kampionët e Gjermanisë. Talljet ndaj Barcelonës për këtë dështim nuk kanë fund dhe do të shtohen akoma pas lajmit se spanjollët do të duhet të paguajnë 5 milionë euro, nëse Kutinjo fiton Champions League me Bajernin.

Të paktën kështu raporton e përditshmja britanike ?Daily Mail?, që zbulon se në kontratën e blerjes të nënshkruar nga Barcelona dhe Liverpul para dy vitesh e gjysmë, eksziston një klauzolë, ku katalanasit do duhet të paguajnë 5 milionë euro në rast se Kutinjo fiton Champions League, qoftë ose jo me fanellën e katalanasve.

Në klauzolë mjafton fakti se Kutinjo është nën kontratë me Barçën dhe katalanasit thellojnë edhe më shumë dështimin e tyre, duke e çuar në 150 milionë euro investimin e tyre për Kutinjon, që nuk dha asgjë te Barça, e gjithashtu i ?groposi? mbrëmë në atë humbje turpëruese ndaj Bajernit.





Lajmet e fundit nga