web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kur të vijnë të marrin votën, do i jap atë të madhen”/ Qytetarët e revoltuar “shpërthejnë” në fyerje ndaj qeverisë

14 Gusht 2020, 20:33, Sociale CNA

Vijon të mbetet problematike situata në Kakavijë, ndërsa qytetarët shqiptarë do të duhet të kalojnë natën edhe sonte më makina, pasi pala greke ka mbyllur punën për të rifilluar sërish nesër në orën 6:00 të mëngjesit.

Gra, fëmijë dhe të moshuar kanë shfaqur probleme shëndetësore herë pas here, ndërsa Forcat e Armatosura kanë nisur dhe shpërndarjen e ushqimeve.

Të revoltuar disa prej tyre kanë folur dhe për mediat ku nuk i kanë kursyer dhe fyerjet ndaj qeverisë, që duket se i ka braktisur, pa gjetur ende një zgjidhje.

Një prej tyre, me ironi u shpreh se dhe sonte do e kalojnë natën në hotelin me 5 yje që shteti i ka rezervuar, ndërsa shtoi se hesapet do lahen në kohën e zgjedhjeve.

?Do fleme në hotelin me 5 yje dhe sonte. Kur të vijne të marrin votat, do i jap 3, dhe atë të madhen?, u shpreh një prej tyrë.

Ndërsa një tjetër ngriti shqetësimin se shumë prej personave kanë shfaqur probleme shëndetësore.

?Ambulaca është, nuk themi që nuk ka, por ka gra, fëmijë, pleq të sëmurë që kanë shfaqur probleme. U ktheva në Shqipëri për të bërë rinovimin e pashaportës, se kishim parashikuar që duhet të kalonim dhe këtë?.

Kjo situatë u krijuar për shkak se shumë qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, u nisën drejt shtetit helen në kohën kur ky i fundit vendosi të caktojë karantinë të detyruar për ata që hyjnë në vend nga data 17 deri në 31 gusht./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga