web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E fiksuar pas udhëtimeve dhe veshjeve tradicionale/ Njihuni me aventurieren që po bën xhiron e rrjetit

1 Gusht 2020, 10:29, Kuriozitete CNA

Anita Demianowicz udhëton në botë duke kërkuar peizazhe të jashtëzakonshme dhe realizon fotografi me veshje tradicionale të vendeve që viziton.

39-vjeçarja nga Polonia e filloi projektin tetë vjet më parë, si një mënyrë për të shtuar një element njerëzor në fotografitë e saj me peizazhe epike. Ndryshe nga të tjerët ajo nuk ka një fotograf i cili mund ta ndihmojë të shkrepë këto foto, por i realizon vetë duke e vendosur aparatin e saj në këndin e duhur.

Ajo tha për MailOnline Travel: ‘Kjo është vështirësia e projektit. Jo vetëm që duhet të gjej një vend të bukur për të bërë fotografi dhe të shkoj atje në kohën e duhur, por gjithashtu duhet të paraqes një veshje tradicionale dhe të bëj fotografi nga vetja. Sidoqoftë, ky projekt është një mënyrë për mua që t’i kushtoj kohë bukurisë së një vendi dhe kulturës së tij.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga