web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mallkimi i shqiptarëve vazhdon/ Fiorin Durmishaj nuk gjen paqe, ndërron katër klube në një vit!

28 Korrik 2020, 18:41, Sport CNA

Mendonte se ishte futbollisti që do të bënte diferencën në futbollin grek, por kalimi i Fiorin Durmishajt nga fanella kuqezi në atë helene nuk ka qenë ndër më të mirët. Edhe atë e ndoqi i ashtuquajturi ?mallkimi i shqiptarëve?, pasi menjëherë filloi të mos gjente më rrugën e rrjetës dhe ish-ylli i Panionos, pas debutimit me përfaqësuesen e Greqisë, ka qenë një zhgënjim absolut.

Olimpiakos siguroi firmën e tij duke menduar se kishte një investim të sigurt me ish-sulmuesin e Shpresave, por nuk e aktivizoi asnjëherë dhe e dha në huazim. Pak muaj në Belgjikë te Vasland Beveren dhe Durmishaj u kthye pa lënë gjurmë atje, duke u ?parkuar? te Aris për disa muaj të tjerë me një bilanc prej 9 ndeshjesh e zero golash të shënuar në rikthimin në Greqi.

Tani në verë ai u kthye përsëri te Olimpiakos por jo për të qëndruar. Sipas mediave greke, Durmishaj do të nënshkruajë së shpejti një kontratë huazimi te Larisa, për të tentuar atje që të kthehet në formën që kishet një vit më parë, para se të bëhej zyrtarisht grek. Por ndryshimi i katër skuadrave brenda një viti padyshim nuk do të ndihmojë djaloshin e talentuar i cili refuzoi ftesën nga Kombëtarja shqiptare për të veshur fanellën greke.





Lajmet e fundit nga