web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Milani vazhdon të surprizojë, kuqezinjtë e Piolit nuk thyhen as ndaj Atalantës

24 Korrik 2020, 21:47, Sport CNA

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Milanit dhe Atalantës, e vlefshme për javën e 36-të të Serisë A. Të dyja skuadrat si kuqezinjtë ashtu edhe zikaltërit vijojnë të mbeten të pathyeshëm në periudhën post-pandemisë, teksa nuk kanë regjistruar asnjë humbje, nga rifillimi i kampionatit.

Skuadra e Piolit, e cila i ka befasuar të gjithë me ecurinë fantastike, kaloi e para në avantazh, falë supergolit të turkut Çalhanoglu, ndërkohë që ekipi nga Bergamo vendosi baraspeshën me Zapata. Vlen të theksohet se miqtë humbën një 11-metërsh në minutën e 26 me ukrainasin Malinovski.

FT| Milan-Atalanta 1-1

Çalhanoglu 14?/ Zapata 34?

Penalltia e pritur

 





Lajmet e fundit nga