web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj publikon videon e rindërtimit të një banese/ Qytetarët kapin detajin dhe “shpërthejnë” kundër kryebashkiakut: Mashtrues, hajdut

24 Korrik 2020, 06:50, Politikë CNA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në rreth pesë vite në krye të bashkisë së kryeqytetit, më shumë sesa punë ka bërë propagandë.

I vetëpagëzuari me emrin Lali Eri, ?djali punëtor? i Tiranës, duket se në çdo gjë që bën nuk kursehet të mbajë një ekip të tërë xhirimi, me fotografë dhe kameramanë, duke e fryrë gjithçka a thua se po bën shumë punë në Tiranë, kur në të vërtetë është e kundërta e asaj çfarë ai pretendon.

Një ndër propagandat më të mëdha që bën Veliaj, është rindërtimi i disa banesave të dëmtuara nga tërmeti. Qoftë edhe një tjegull të heqë Veliaj, nuk mund të mos e propagandojë në rrjetet sociale dhe media.

Një ditë më parë, Veliaj ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, një video, ku duket se po shembet një ndërtesë, që pretendohet se është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

?Nisëm punën edhe për ndërtimin e banesës së Ramiz Gjonit në Berzhitë.
Shumë shpejt familja Gjoni do të gëzoje folenë e saj të re, më të bukur dhe më të fortë?-shkruan Veliaj.

Por, në këtë video qytetarët kanë vënë re një detaj. Tjegullat e shtpisë në fjalë janë të padëmtuara, dhe po prishen, bashkë me shtëpinë, pa e marrë askush mundimin t?i heqë dhe t?i ripërdorë.

Qytetarët kanë shpërthyer në komente kundër Veliajt, duke e cilësuar edhe me fjalët mashtrues dhe hajdut.

?Të gjithë e dimë qe e bejnë per show por te pakten te bejnë shoë edukues… Prinderit tane skanë lënë një dërrasë e tullë te shkonte dem, po prindërit e këtyre sbesoj, se ja jepte partia gati.?-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan ?Le të gëzojnë dhe ato qe i janë prish shtëpitë nga termeti, mos rregullo 1 shtëpi dhe permend 10 intervista o Z.fiqve?.

Po ashtu një tjetër shkruan ? Bravo? Ok po sa familje jane si ajo familje, 5.000 ? Mashtron popullin me një video , sikur po ban namin, Mashtrues , hajdut?.

Gjithashtu një tjetër shkruan ?Po mire more zoterinje, po pse nuk i keni hequr tjegullat, posi nuk u dhimsen,ato jane ne gjendje pune, mund t?i perdoresh ne nje vend tjeter.Ah ju duhet te hani njeher buk misri dhe gjell buken e grurit.?.

Më tej, një tjetër shkruan ?Shumë selektive duken zonat me shtëpi të rrindërtuara. Puna reale duket në heshtje jo me propaganda mediatike. Vazhdoni vidhni edhe ca miliona euro sa jeni në kohë pastaj e dini vet cfare duhet të bëni?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga