web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gerti Bogdani nuk përmbahet pas gjobës 10 mijë lekëshe/ Të … sistemin zdroms

23 Korrik 2020, 20:42, Politikë CNA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, është gjobitur ditën e sotme nga policia bashkiake për parkimin e automjetit.

Tejet i irrituar, demokrati ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për vendet e parkimeve publike pa pagesë.

Bogdani nuk është përmbajtur dhe ka degjeneruar fjalorin ndaj Veliajt, të cilin e quan zhvatës profesionist.

?Sikur të mos mjaftojë fakti që numri i vendeve të parkimit është reduktuar në mënyrë të frikshme! Sikur të mos mjaftojë fakti që në Tiranë nuk ka më asnjë vend parkimi pa lekë!

Sikur të mos mjaftojë fakti që në krahasim me nivelin e jetesës çmimi i parkimit në Tiranë është më i lartë se në New York e Paris! Sikur të mos mjaftojnë këto, edhe kur fajin e kanë vetë, sepse nuk u punon sistemi, gjobën e presin pa teklif!!! Zhvatës profesionistë!!! Të ? sistemin zdroms i thone kesaj!!!?, shkruan ish-deputeti në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga