web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbyllja e lokaleve të natës hasi kundërshti masive/ Drejtoresha e ISHP-artistëve: Të jemi të durueshëm

21 Korrik 2020, 17:24, Sociale CNA

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, ka treguar se përse u ndalua hapja e lokaleve të natës dhe ka bërë një apel për artistët që e kanë kundërshtuar masivisht këtë vendim.

Fico tha se kjo masë u mor për shkak se është rritur numri i të infektuar në moshë të re dhe pretendon se lokalet e natës me muzikë të lartë do ndihmonin në përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

?Ne kemi një zbritje të moshës mesatare ku përfshihen dhe moshat e reja. Të mos harrojmë që numrat e infeksionit janë rritur. Një nga vektorët e këtij sektori janë persona që frekuentojnë lokalet. Puna e muzikës ka diskutim, si për plazhet. Muzika është parë si aspekt që grumbullon, jo si element që duhet luftuar. Në kohë COVID-19 ne kemi më shumë nevojë për hapësira artistike. Këto janë elemente sociale që sjellin grumbullime. Por ne jemi targetuar për shmagien e grumbullimeve?, u shpreh ajo.

Drejtoresha e ISHP-së i kërkoi artistëve të jenë të durueshëm, pasi theksoi se kjo masë është marrë nga zori.

?Le të jemi të durueshëm. Unë vetë vij nga një shtëpi artistësh, janë një grup që e ndjejnë emocionalisht, por ta mendojnë si një masë shtrënguese nga zori, jo nga qejfi. Kjo ka dhe një arsye. Nëse do ishte për të mërzitur njerëzit, dhe sidomos ato që i duam përzemërsisht, por në pandemi, në gjithë botën ka masa që vendosen. Nëse ne sillemi në këtë mënyrë do të ishte më mirë.

Fakti që ke grumbullime të identifikuara. Grumbullime të të rinjve, që janë mosha më e dashur për ne, por janë në moshën që nuk i pranojnë zakonisht këto. Dhe janë gjetje nga kontrollet e vazhdueshme. Nëse ne ndërmarrim një masë në sezonin e verës ne e dimë që 2-4 javë bëjnë ndryshim të jashtëzakonshëm nëse implementohen?, deklaroi Fico./ CNA.al





Lajmet e fundit nga