web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U plagos nga fqinji dhe humbi jetën në spital/ Kryeplaku: U vranë për 3 rrënjë kumbulla

19 Korrik 2020, 08:19, Kronika CNA

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Fier, ku 46 vjeçari, Përparim Sehati humbi jetën pasi u plagos me thikë.

Kryeplaku i fshatit Kasnicë, ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë, Haxhi Qosaj është shprehur se vrasja ka ndodhur për 3 rrënjë kumbulla.

?U vranë për 3 rrënjë kumbulla. Autori e qëlloi me thikë nga pas viktimën. Ky i fundit pasi u përlesh me autorin po hipte në traktorin e tij për të shkuar në shtëpi. Autori është ngjitur nga pas traktorit dhe pasi e ka qëlluar disa herë me thikë është larguar?, është shprehur kryeplaku.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë ku 46 vjecçari nga fshati Kasnicë i Patosit ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra me thikë nga fqinji i tij 31-vjeçar, Alionid Saliu. Ky i fundit u kap dhe arrestua nga policia disa orë pas ngjarjes që ndodhi mesditën e së shtunës në Kasnicë./CNA.al





Lajmet e fundit nga