web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horoskopi i ditës, 19 korrik 2020

19 Korrik 2020, 06:00, Horoskopi CNA

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Këtë të Diel mund të keni keqkuptime në dashuri për shkak të mungesës së dialogut. Ndërsa, në aspektin e punës do nisni apo vazhdoni projekte të reja për shkak të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Këtë të Diel mundohuni që të shmangni konfliktet e mundshme si në dashuri ashtu edhe në punë. Sot nuk është momenti për të zgjidhur problemet e së kaluarës prandaj tregohuni të kujdesshëm në diskutim dhe shmangni diskutimet për historitë e pa zbuluara.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Këtë të Diel mund të jetë një ditë e përshtatshme për të zgjidhur diskutimet në dashuri. Në aspektin e punës pavarësisht që ende po ndjeheni paksa të nënshtruar situata do të filloj të përmirësohet.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Këtë të Diel mundohuni që të mos lidhni çështjet e punës me ato të dashurisë. Në aspektin e punës disa nga ju jeni duke përjetuar disa probleme por mundohuni që t’i zgjidhni ato me kohë.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Këtë të Diel mund të përjetoni momente tensioni gjatë gjithë ditës. Prandaj, mundohuni të qëndroni të qetë me më të dashurit tuaj. Provoni të kaloni kohë të mira me këta përsona që besoni që iu duan vërtetë.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Këtë të Diel ëshë momenti për të folur vetëm aty kur mendoni që është e nevojshme. Mundohuni të relaksoheni sepse në këtë mënyrë do të tejkaloni stresin që e keni pasur.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Këtë të Diel mund të iu lindin disa konflikte ne dashuri. Mundohuni që t’i shmangni debatet e panevojshme. Organizimi i ndonjë ushëtimi apo pushimi me personat që keni përreth do të iu ndihmonte shumë.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Këtë të Diel mund të përballeni me disa çështje të rëndësishme në dashuri. Mundohuni të jeni të qartë në atë se çfarë dëshironi sepse e gjitha është në dorën tuaj.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Këtë të Diel do të jeni me plot energji the pozitivitet. Edhe në aspektin e punës do ishte mirë të angazhoheni pak dhe të mos shmangni ndryshimet e paraqitura.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Kjo e Diel do të jetë pozitive për ju veçanarisht në takimet dhe kontaktet me të tjerët. Mundohuni të jeni aktiv dhe të mbani qëndrimin tuaj.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Këtë të Diel do të përjetoni disa ndryshime në ndjenjat tuaja. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm sepse disa situata mund të iu bëjnë nervoz dhe kjo mund të dëmtojë ata që ju duan vërtetë.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Kjo e Diel është një ditë pozitive veçanarisht për çiftet që keni përjetuar mosmarrveshje apo momente krize kohëve të fundit. Sot është momenti që të sqaroni të gjitha dyshimet që keni pasur./CNA.al





Lajmet e fundit nga