web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Egbo me ndryshime, Flamurtari do surprizën/ Ja formacionet zyrtare në Tirana-Flamurtari

18 Korrik 2020, 15:17, Sport CNA

Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Flamurtarit do të jetë mundësia më e mirë që Emanuel Egbo të bëjë rotacion në radhët e ekipit të tij, por jo thjehst për zgjedhje teknike.

Me sa duket disa lojtarë kanë shfaqur probleme shëndetësore gjatë ditëve të fundit dhe Ilion Lika është jë prej tyre, në dyshim deri në vërshëllimën e fillimit nëse do të jetë titullar apo nëse do t?i lërë vendin Bakajt.

Ndërkohë, Batha gjithashtu ka shafqur probleme dhe nuk do të jetë mes titullarëve, me Sidibe i cili ka zënë vendin e tij. Në pankinë janë ulur edhe titullarët Muça sdhe Kale.

Sa i përket Flamurtarit, tashmë në fushë ka vetëm një brazilian, Ramos, pasi të tjerët janë larguar, ndërsa porta mbrohet nga Bushi, pasi Moçka është i pezulluar me kartonë.

Tirana-Flamurtari, formacionet zyrtare:

Tirana: Lika, Hoxhallari, Ismajlgeci, Vangjeli, Doka, Çelhaka, Sidibe, Kobinah, Halili, Muçi, Ngo. Trajner: E. Egbo

Flamurtari: Bushi, Gocaj, Qarri, Pjeshka, Vrapi, Ramos, Muçollari, Nebihu, Haruni, Hoxhaj, Ribaj. Trajner: M. Troisi





Lajmet e fundit nga