web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish ministri ngre alarmin/ Kryeministri ka “rënë”, Shqipërisë i duhet një zgjidhje urgjente!

15 Korrik 2020, 09:27, Politikë CNA

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu thotë se Shqipëria në këto momente të vështira epidemiologjike e ekonomike është pa Kryeministër.

Sipas tij, kemi një ?Qeveri? që kur u kërkohet strategjia paraqet një material teorik të periudhës Mars-Maj të pa implementuar, që sot kur gjendja është shumë herë më e rëndë se atëherë, ajo ngel si ?Strategjia e Dështimit?.

Shehu thekson se duhet një zgjidhje urgjente sepse sipas tij, në këto kushte jemi pa ?Kryeministër? e pa Qeveri.

?Kryeministri? ka ?rene?, Shqiperise i duhet nje Kryeminister!
Realisht e funksionalisht Shqiperia ne keto momente te veshtira epidemiologjike e ekonomike eshte pa Kryeminister.
Kemi mjeke e personel shendetesor, qe prej Klinikes infektive, Spitalit ?Shefqet Ndroqi?, Qendrave Universitare e Spitalore, Kujdesit paresor etj, qe po punojne me devocion ne nje situate tejet te veshtire, duke rrezikuar edhe veten e tyre, por kemi dhe nje Shtet pa Qeveri. Kemi nje ?Qeveri? qe kur u kerkohet Strategjia paraqet nje material teorik te periudhes Mars-Maj te pa implementuar, qe sot kur gjendja eshte shume here me e rende se atehere, ajo ngel si ?Strategjia e Deshtimit?.
Kemi nje ?Kryeminister? sot me amnezi per fjalen Covid, kur me pare improvizonte e terrorizonte kudo me ate.
Kemi nje ?Kryeminister? peng i modeleve Lindore, qe ne keto momente te veshtira kur duhej te bashkonte te gjitha kapacitetet e mundesite e vendit, shperthen ?bombat? e konflikteve (edhe per te larguar vemendjen nga realiteti) si se fundmi me te ashtuquajturat ?Ndryshime Kushtetuese?, a si beri pak me pare me Teatrin a Velipojen.
Ndersa ne na duhet sa me shpejt nje Kryeminister qe te komunikoje, te qetesoje, te organizoje, te bashkerendoje, te na afroje me BE e te kerkoje ndihmen e domosdoshme prej andej, etj, pra nje Kryeminister i vertete, si psh Conte ne Itali a Mitsotakis ne Greqi, qe i shikon gjithmone ne aksione racionale e te sukseshme, qe paraqiten edhe ne prokurori, ne nje komunikim njerrezor me publikun.
Ne keto kushte ne jemi pa ?Kryeminister? e pa Qeveri, ne fakt edhe me keq se kaq.
Duhet nje zgjidhje urgjente, ndryshe?.!!!?, shkruan Shehu./CNA.al





Lajmet e fundit nga