web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kujdes se Xhensila nuk më flet ende”/ Moderatori zbulon raportin që ka me këngëtaren

14 Korrik 2020, 09:16, Lifestyle CNA

Moderatori Alaudin Hamiti duket se i ka dhënë fund keqkuptimeve me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Gjatë intervistës me Ardian Bujupin, moderatori i ka drejtuar pyetjen pikante, se kë do të zgjidhte mes këngëtareve që ka bashkëpunuar, Elvanën apo Xhensilën.

Para se Bujupi të jepte një përgjigje, Alaudini e ka paralajmëruar të bëjë kujdes pas Xhensila  ende nuk i flet pas deklaratës që ka bërë.

Moderatori ka rikujtuar edhe një herë arsyen e prishjes së raportit të tij me Xhensilën. ?Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës?ka treguar ai.

Gjithashtu ai tregoi se është penduar për përgjigjen që ka dhënë në atë kohë, pasi nuk e dinte që Xhensila do ta merrte për keq. Megjithatë ai dha lajmin e mirë se së shpejti do ta ketë në emision:

Alaudin Hamiti: ?Mendova ndoshta nuk e merr për keq. Xhensilën do ta kem në ?Ndrrimin e Natës?, ndoshta në fillim të sezonit të ardhshëm?!

Ardian Bujupi: ?A i ke kërkuar falje??

Alaudin Hamiti: ?Nuk është për të kërkuar falje, është pendim. Vetëm po t?ia këndoj këngën e Elizës, ?Pendimi’?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga