web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Më lini të futem pa maskë tek Infektivi"/ Alfred Cako i shkruan Silva Binos pas sulmeve në distancë

12 Korrik 2020, 13:00, Aktualitet CNA

Ka qenë një deklaratë e konspiracionistit Alfred Cako, që tha se të sëmurët te Infektivi infektohen qëllimisht që ka sjellë edhe një reagim të ashpër nga shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silv Bino. Cako në deklaratën e tij tha se mjekët dhe infermierët mund të kenë marrë lekë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP që të mos japin informacione të sakta, ndërsa shprehet se në shumcën e rasteve respiratorët nuk punojnë. Por shefja e ISHP m anë të një statusi në rrjetet sociale ka shpërthyer ndaj Cakos, duke i thënë që të shkojë vetë te Infektivi dhe të investigojë. Por, debati nuk është ndalur me kaq, pasi vetë Cako kërkon t’i shkojë deri në fund guximit të tij për të provuar se Covid-19 është sajesë dhe për këtë i ka shkruar mesazh mjekes, ku i kërkon ta lejojë të futet në spitalin Infektiv me një mjek të fushës, pa mjete mbrojtëse. Nuk dihet si do të merret kjo kërkesë nga mjekja Bino, megjithatë në rast lejimi do të ishte rasti i parë që do të thyente protokollin mjekësor brenda spitalit Infektiv.

Debati i ditës së shtunë

Statusi i Alfred Cakos:

Mbi informacionin e vertete ndaj CV19! Mediat tona kellira vetem tmerrojne; asnje nuk shkon te investigoje ne spital tek infektivi e te intervistoje, te shohe se mos ka ndonje marreveshje konfidenciale mes punemarresve (mjeke dhe infermiere) dhe punedhenesit (Minstr. Shendetsise ose OBSH mbrapa saj) per te mos dhene asnje informacion te sakte mbi penalitete dhe mbi shperblimin qe me sa thone gojet e liga shkon tek 2,000 euro ne muaj; do ti keshilloja te gjithe miqte e mij ketu te kene kujdes kur cojne familjaret e moshuar te semure me semundje te ndryshme se do tu bejne tamponin dhe do ti intubojne si te semure me CV19 dhe dihet se kush intubohet e pret bileten one ëay per ne boten tjeter, me shume gjasa; sepse ne shumicen e rasteve respiratoret nuk punojne dhe intubimi pengon frymemarjen; kini kujdes se edhe nga infarkti po shkuan ne spital mund tu thone keni CV19; jini vigjilente; Manastirliut & Co i duhen shume ato numrat e egzagjeruara te ?te infektuarve dhe te vdekurve me CV 19? dhe me ndihmen e medias idiote ose bashkepuntore pas berihajit, duan te na cojne tek Plandemia nr. 2;…. perderisa nuk kemi medja te pavarura, kete lufte per informim te drejte te publikut duhet ta bejme ne qytetaret e pergjegjshem; ne mjekesine tone ka plot gra e bura te mire e trima per te thene te verteten!

Statusi i Silva Binos:

Kur mediat pomovojne idiotsie. Te shkoje ky zoteria po qe i zoti vete tek Infektivi mqs qenkan rrena e te investigoje. Atje punonjesit rropaten perballen me rrezikun e njerezit perpeliten e perpiqen te mbijetojne ky ben lloqe cdo te premte se ja lejojne televizionet dhe e promovojne mediat se duket bukur. Mediat po ashtu promovojne njerez qe se kane pare noj here pacientin e infektuar apo se dijne nga bie virusi po bejne teori e politike populiste per te promovuarveten duke folur lloj lloj gomarlleqesh nga kolltuku. CNA.al





Lajmet e fundit nga