web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid/ Brataj: Dëmin më të madh e kanë shkaktuar gjithollogët

8 Korrik 2020, 19:23, Lifestyle CNA

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në Ora neës, ku ka folur për rritjen e shpejtë të numrit të infektuarve nga Covid-19 në vendin tonë.

Ai u shpreh se kjo rritje ka ardhu për shkak të neglizhencës së qytetarëve dhe dëmin më të madh e kanë shkaktuar gjithologët të cilët nuk janë të asaj fushe.

?Ne ecim akoma me atë idenë që nuk ka virus. Është një ndarje e ndikuar nga shumë faktorë por që përkeqëson gjendjen dhe është shumë kritike. Duhet që të jenë vetëm profesionistët në këtë moment të thonë realitetin dhe jo të përcjellin mesazhe se mesazhet i përcjellin të gjithë. Por kush është realiteti është diçka tjetër.

Dëmin më të madh të shkaktuar nga gjithollogët që përcjellin një informacion jo të vërtetë që vjen si pasojë e një lumi informacionesh si pro dhe kundër realitetit. Dhe njerëzit e kanë të vështirë që të dinë me detaje sepse nuk janë të gjithë përpara televizioneve. Kur më pyesin a ka luajtur rol politika në këtë situatë. Normal që shumë persona luajnë rol, një politikan, një sportist, një VIP.

Ka shumë persona pranë tij dhe një gjë që e thotë këngëtari, artisti të cilin e ke përqafuar atëherë e beson si të vërtetë. Atëherë beson idenë e asaj që thotë gjithësecili prej nesh. Kjo është dëmtuese. Ne po vuajmë pasojat e muajit qershor. Kjo ndodhi sepse karantina zgjati dy muaj dhe numri i të infektuarve shkoi gati në zero. Pas 18 majit ndodhën shumë evente, nuk u respektuan masa dhe duhej 3-4 javë që virusi të bëjë punën e vetë. Ne erdhëm nga një rezultat gati dy muaj izolim.? u shpreh ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga