web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fotot- “Ajo më bëri m**in në krevat”/ Nis gjyqi më “i famshëm” në botë mes dy aktorëve

8 Korrik 2020, 11:41, Lifestyle CNA

Dy aktorët e famshëm Johny Depp dhe Amber Heard që i dhanë fund martesës pas një historie të dhunshme, janë përballur dje në gjykatë.

Ky është gjyqi më i famshëm në botë, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
57-vjeçari Depp akuzohet nga ish-bashkëshortja e se e rrihte, dhe në gjyq, përveç fotove të dhunës, është shfaqur edhe një video ku Depp është i dehur dhe fluturon shishe vere nëpër dhomën e gjumit.

Vetë Depp ka mohuar se e ka dhunuar ish-bashkëshorten 34-vjeçare. Ai u shpreh se në fakt, ka qenë ajo që abuzonte fizikisht me të dhe se ka bërë jashtëqitjen në krevatin e tyre, për ta provokuar që ai ta godiste.

?Ajo është abuzonte me mua, njëherë bëri m**in në krevatin tonë bashkëshortor. Tha se e bëri për shaka. Është kjo arsyeja që vendosa të divorcohesha?, ka thënë Depp në gjyq.
Depp e ka quajtur Heard, si narcisiste, që u martua me të për karrierë.

Ai tha se është e pakonceptueshme që të godasë një grua.

?Është një pjesë e fortë dhe qendrore e kodit tim moral, unë kurrë nuk do të godisja një grua, në asnjë rrethanë, në çdo kohë. Më duket e pakonceptueshme dhe nuk do të ndodhte kurrë.?

Ai madje ka hedhur në gjyq edhe disa media, të cilat kanë raportuar se ai ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga