web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të prekurit nga Covid/ Thirrja e OBSH: Stop trajtimit me hidroksiklorokine dhe lopinavir/ritonavir

6 Korrik 2020, 09:31, Lifestyle CNA

Mjeku Ilir Alimehmeti, ka publikuar një thirrje të OBSH ku thuhet: Stop trajtimin me hidroksiklorokine dhe lopinavir/ritonavir të të shtruarit në spital me COVID-19.

?Komiteti Drejtues Nderkombetar (studimi SOLIDARITY) e formuloi rekomandimin nën dritën e evidencës për hidroksiklorokinen kundrejt trajtimit standard dhe lopinavir/ritonavir kundrejt trajtimit standard nga rezultatet e studimit SOLIDARITY, dhe nga rishikimi i të gjitha provave klinike të prezantuar në Samitin e OBSH-së mbi kërkimin dhe inovacionin në COVID-19, 1-2 Korrik 2020.

Këto rezultate tregojnë se hidroksiklorokina dhe lopinavir/ritonavir japin pak ose aspak efekt në reduktimin e vdekshmërisë se pacientëve me COVID-19 të shtruar në spital kur këto mjekime krahasohen me kujdesin standard.
Studiuesit e SOLIDARITY do t’i ndepresin provat klinike me efekt të menjëhershëm?, thuhet në njoftimin e OBSH.
Alimehmeti thekson se edhe Shqipëria është pjesë e studimit ndërkombetar SOLIDARITY.

?Edhe pse shumë studime klinike të mëparshme e tregonin këtë gjë shumë qartë, OBSH-ja e dha këtë deklaratë vetëm dje, pas muajsh studimi personal “e verbër” ndaj rezultateve të skuadrave të tjera.
Për të qenë efektive, duhet kontributi i përbashkët i të gjithëve, pa dallime.
Koncepti i “të nënës” dhe “të njerkës” nuk aplikohet në mjekësi?, shkruan mjeku./CNA.al





Lajmet e fundit nga