web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Qytetarët u relaksuan pas hapjes”/ Manastirliu: Shifrat kanë kapërcyer pak pritshmërinë tonë

2 Korrik 2020, 19:25, Lifestyle CNA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se shifrat e të infektuarve në vendin tonë janë përtej pritshmërive të tyre pas hapjes.

Manastirliu tha në emisionin ?Opinion? se prinsin një shtim të rasteve, por jo kaq të madh.

?Ne jemi në javën e pestë pas rihapjes së madhe. Prisnim që do të kishte një shtim të rasteve. Ka kapërcyer pak pritshmërinë tonë, pasi mendonim se do të kishim shumë më shumë zbatim të rregullave?, u shpreh ajo.

Ministrja deklaroi se rritja e shifrave erdhi si shkak i sjelljes së qytetarëve, pasi faza e parë u kalua pa shifra shumë të larta.

?Ajo çfarë ndodhi ishte një relaksim i sjelljes dhe intensifikim i kontakteve që solli rritjen e numrit të rasteve?, theksoi ajo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga