web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjiti Kastriotin në Superiore, ndreu befason me deklaratën e tij

29 Qershor 2020, 13:07, Sport CNA

Ramazan Ndreu u shfaq i kënaqur pas zyrtarizmit të ngjitjes së Kastriotit në Superiore. Pas barazimit të djeshëm në Shijak, Ndreu deklaroi: ?Normalisht jam i gëzuar për këtë arritje të objektivit, aq më tepër që e arritëm disa javë përpara përfundimit të kampionatit.

Ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë, por ne treguam që kemi qenë një skuadër e denjë për t?u ngjitur, pasi kemi dominuar garën që në fillim e deri më sot që kemi siguruar ngjitjen.

Qysh në verë kur nisëm ndërtimin e skuadrës e kam ditur që do jemi pretendenti kryesor për t?u ngjitur, pasi arritëm të mbanim boshtin e ekipit dhe afruam lojtarë me nivel.

Tashmë e kemi siguruar ngjitjen dhe për këtë arritje dua të falënderoj të gjithë lojtarët, presidentin dhe stafin tim teknik për punën e palodhur që është bërë deri më tani, gara ende nuk ka mbaruar dhe do vazhdojmë të bëjmë detyrën edhe në ndeshjet e mbetura?, përfundoi prononcimin e tij trajneri i Kastriotit.





Lajmet e fundit nga