web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jam shumë krenar për ty”/ Babai surprizon Arbanën në emision, mesazhi që përloti moderatoren

28 Qershor 2020, 08:34, Lifestyle CNA

Emisioni ?Dua të të bëj të lumtur? transmetoi mbrëmjen e kaluar episodin e tij të fundit për këtë sezon. Një episod plot surpriza dhe emocione. Moderatorja Arbana Osmani  surprizoi stafin e saj duke treguar video me momentet më gazmore të tyre dhe duke i dërguar nëpër udhëtime.

Këtë herë stafi i programit vendosi t?i bëjë një surprizë mdoeratores duke i sjellë babain Demir Osmanin në studio. Zoti Demir është një personazh i njohur dhe është shfaqur disa herë nëpër ekrane të ndryshme, por ishte hera e parë që ishte në të njëjtën studio televizive me vajzën e tij.

Moderatorja u shtang teksa pa babain e saj të futej në studio dhe jo personazhin që ajo priste. Arbana rrëfeu se ishte hera e parë që ishte në një studio me babain e saj, por gjithashtu tha se kritikuesi i parë kishte qenë vetë ai. ?Për mua ishte hera e parë që isha autore e një programi, pra kur nisa projektin e Dua të të bëj të lumtur, prisja që kritikat e para t?i merrja nga mami, por jo ishte vetë babai që më kritikoi duke më thënë se nuk e pëlqente programin?,- tha moderatorja.

Nga ana tjetër zoti Demir u shpreh se ishte krenar për arritjet e Arbanës dhe se ishte krenar që kishte një vajzë si moderatorja.

?Për mua është krenari që tashmë kur shkoj diku nuk më njohin më si Demiri, por si babai i Arbanës. Jam tepër i lumtur që ti je shndërruar në një model, prandaj të them vazhdo në këtë rrugë sepse kjo është rruga e duhur. Ti je ndryshe nga ne të gjithë, sepse jë bamirëse, prandaj jam shumë po shumë krenar për ty?,- u shpreh zoti Demir./ CNA.al





Lajmet e fundit nga