web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Operacioni antidrogë në Lazarat/ Artan Hoxha publikon fotot: U humb lufta me kanabisin

24 Qershor 2020, 10:42, Kronika CNA

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar fotot e gjashtë viteve më parë nga operacioni antikanabis në Lazarat.

Hoxha thotë se gjashtë vite më parë u cclirua territori i licensuar nga qeveria e kohës, si ?Zonë e lirë e narkotrafikut?.

Sipas Hoxhës në atë kohë u fitua beteja e Lazaratit, por u humb lufta me kanabisin.

Ai thekson se bosët e vërtetë të Lazaratit, financuesit, organizatorët, përfitusit financiare dhe politike të tij, nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena, Shkodra, Tropoja etj, nuk u kapën kurrë.

?U fitua beteja e Lazaratit, por u humb lufta me kanabisin…
6 vite nga operacioni antikanabis i qershorit 2014. Duket sikur ka ndodhur para nje shekulli…
Me djemte e RENEA-s, pas 5 ditesh lufte te ashper, me ?trupat operacionale? te narkotrafikut…
U çlirua territori i licensuar nga qeveria e kohes, si ?Zone e lire e narkotrafikut?.
U godit baza logjistike e grupeve te organizuara te narkotrafikut.
U kapen dhjetera tonelata kanabis, te perpunuar, ambalazhuar dhe magazinuar, gati per shitje.
U shkaterruan me qindra parcela te mbjella me kanabis, me siperfaqe mbi 250 hektare, sipas monitorimeve nga ajri te Guardia di Finanza.
U sekuestrua nje arsenal i tere armesh, nga armet e lehta, automatiket, mitrolozet e lehte dhe te rende, arme kundertanke, arme kunderajrore, mina, granata, lende eksplozive dhe snajpere.
U gjeten te fshehura dhe te groposura ne toke, qindra milione leke dhe qindra mijera euro.
U kapen tre laboratore te perpunimit te vajit dhe çokollates nga kanabisi.
U be lufte me ushtrine e krimit te organizuar, por pasojat i pati fshati Lazarat.
U arrestuan afro 120 persona, pjesa derrmuese banore dhe te rinj te Lazaratit, qe ne fakt ishin çiraket dhe ushtaret e narkotrafikut, por jo boset e vertete, te tij
BOSET e vertete te Lazaratit, financuesit, organizatoret, perfituesit financiare dhe politike te tij, nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena, Shkodra, Tropoja etj, nuk u kapen kurre.
Duke u lene te lire dhe me burime financiare te paprekura, dy vite me pas, me 2016-en, ata do te riktheheshin shume here me te fuqishem, per ta kthyer ne nje Lazarat te madh, gjithe Shqiperine
Por kete radhe, pasi kishin nderruar, kontrollin politik dhe shteteror, nga e djathta, ne te majte…
Ndersa ?taksa? e kultivimit dhe ?tatimi mbi fitimin? e trafikut te kanabisit, tashme kishin nje PADRON te ri…
Kampionati vazhdon…?, shkruan Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga