web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Isha një gocë e burgosur"/Adrola Dushi rrëfen për jetën në Rrëshen dhe zbulon punën e parë që ka bërë

21 Qershor 2020, 09:32, Lifestyle CNA

Adrola Dushi është cilësuar si një nga modelet më të bukura shqiptare. Ajo ka një karrierë plot suksese në fushën e modelingut dhe së fundi është bërë imazhi i produkteve kozmetike ndërkombëtare MAC.

E ftuar në emisionin Pop Culture, Adrola ka treguar më shumë për jetën e saj në Rrëshen dhe tregon se e dashuron vendin e saj të lindjes, pasi çiltërsia dhe thjeshtësia që e karakterizon janë burim nga ky vend.

“E dashuroj atë vend, sepse kjo çiltërsia, thjeshtësia është nga ai vend shumë i vogël, por që është shumë i pasur. Kas humë dashuri brenda”- u shpreh Adrola.

E pyetur se si ka qenë fëmijëria e saj dhe puna e parë që ka bërë Adrola ka ubuluar për publikun disa detaje të pathëna më parë.

“Shkollë, punoja me mamin, kthehesha në shtëpi. absolutisht asgjë! Kam dy vëlleyër që më duan dhe më ruajnë shumë. Isha një gocë e “burgosur”, kështu që nuk kam bërë asgjë, thjesht shkollë, punë shtëpi. Kam punuar që e vogël me mamin, shisja në pazar”, ka rrëfyer modelja.

?Ka shumë ndryshim nga Ola e Rrëshënit, në Adrolën e Tiranës. Ola është ajo goca jashtëzakonisht shumë e thjeshtë, në çdolloj aspekti. Dhe me të vërtetë erdhi një moment që unë e urreja Adrolën, sepse më duhej të përshtatesha me disa gjëra. Duhet t?i bësh disa gjëra, sepse duhet t?i bësh! Por Olën e dua jashtëzakonshit shumë, sepse Ola nuk e ka ulur kurrë kokën, ka qenënjë gocë shumë krenare. Unë sigurisht që vazhdoj të jem e mirë, por kam bërë gjëra për Adrolën që s?jam ndjerë shumë mirë dhe them Ola vlen më shumë se Adrola”, vijon më tej modelja.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga