web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Integrimi në BE/ Paralajmëron Meta: Po bëjmë hapa pas, shpresoj të ketë reflektim

19 Qershor 2020, 11:29, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me zhvillimet politike të javës.

Ndërkohë, Meta është pyetur nga gazetarët edhe për vendimet e Venecias dhe procesin e integrimit të Shqipërisë.

Këtë të fundit e shikon me shumë skpeticizëm, duke thënë se vendi me këtë frymë rrezikon të kthehet hapa pas.

?Githmonë kam respektuar Kushtetutën e Republikës, kështu që nuk pres të dëgjoj konkluzionet e Venecias për aktet e mija. Shpresoj që Venecia të ruajë integritetin e saj.?-tha Meta.

Ndërkohë sa i takon procesit të integrimit, ai tha se kryekushti janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme

?Duke filluar me kryekushtin e parë që është ai i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. U bënë katër vjet që përseritet edhe nga Bundestagu gjerman. Kushtet kanë qenë aty, janë këtu dhe duhet urgjentisht të përmbushen në mënyrë që vendet të kenë mundësi të hedhin hapa të shpejtë. Rrezikojmë të mbetemi jo vetëm në vend, por edhe të kthehemi pas. Shpresoj që të ketë reflektim dhe të ecet sa më shpejt në këtë drejtim.?-tha Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga