web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rekord negativ në karrierë për Ronaldon, e ka fajin edhe fiksimi i tij me penalltitë

18 Qershor 2020, 07:06, Sport CNA

Erdhi te Juventusi me bindjen se do të fitonte trofe pas trofeu por nuk po rezulton kështu. Kristiano Ronaldo ka parë vetëm në këtë sezon se si bardhezinjtë nuk janë të pathyeshëm edhe në futbollin italian dhe brenda pak muajsh, ka humbur dy finale radhazi.

Me humbjen në finalen e Kupës, ai regjistroi një rekord negativ, pasi për here të pare në karrierë humbi 2 finale radhazi, për më tepër pasi kishte fituar 12 të tilla radhazi në një periudhë prej pak më shumë se pesë vitesh. Por fillimisht SuperKupa me Lacion e sot Kupa me Napolin,  regjistruan rekordin që ai nuk do të dëshironte.

Fajin për këtë ndoshta e ka edhe vetë portugezi, të paktën për sot. Kjo, jo vetëm për paraqitjen në hije gjatë kësaj ndeshje, duke treguar se është shumë larg formës me të ciliën ka mësuar për shumë vite, por edhe për fiksimin që ka me penalltitë. Në fakt, Ronaldo dëshiron që të gjiuajë gjithmonë penalltinë e pestë, për të qenë ndoshta ai personi vendimtar që do t?i dorëzojë trofeun skuadrës.

Ka raste kur një gjë e tillë funksionon, e ka raste jo, si sot, kur Ronaldo ishte i pesti por as nuk pati mundësinë të gjuante nga pika e bardhë. I kishte ndodhur edhe me Portugalinë në gjysëmfinalet e Euro 2012, kur ekipi i tij u mund me penallti nga Spanja ndërsa ai priste të godiste i pesti, por para Kasijas shkoi vetëm për ta uruar për finalen.





Lajmet e fundit nga