web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dallu rrëfen grumbullimet me kombëtaren shqiptare: Ka qenë kënaqësi, jam tifozi më i flaktë

17 Qershor 2020, 12:33, Sport CNA

Armend Dalluk sot është trajner i skuadrës së Prishtinës në Ipko Superliga e Kosovës, por ish-mbrojtësi ndjen nostalgji edhe për kohën kur ai zbriste në fushë veshur me fanellën e kombëtares. Në një intervistë për ?Fax Sport?, Dallku thekson se kur i duhej të vinte në grumbullimet e kuqezinjve, ndërronte edhe tre avionë për shkak të largësisë, megjithatë shprehet se ka qenë gjithënjë një kënaqësi dhe se është tifozi më i flaktë i kuqezinjve.

?A më mungon Shqipëria? Normalisht. Duke qenë se për afro 10 vite kam shërbyer për ekipin kombëtar edhe jam munduar gjithmonë, pavarësisht se kam luajtur në një shtet shumë të largët siç është Ukraina dhe e kam pasur shumë të vështirë. Ndonjëherë më duhej të ndërroja 3 avionë për të ardhur në Shqipëri. Por gjithmonë e kam ndjerë detyrim kur kemi marrë ftesën e Kombëtares. Normalisht që më mungon. I ndjek gjithmonë ndeshjet e Kombëtares dhe e kam shprehur gjithmonë që jam tifozi më i flaktë i këtij ekipi.

Donim apo nuk donim situata ka ndryshuar. Nëse më parë ka qenë për të gjithë ne një ëndërr, të cilën unë e kam realizuar, vetë fakti që Kosova është pranuar në instancat më të larta të futbollit i jep mundësinë lojtarëve kosovarë që të luajnë për Kosovën. Kështu që gjithmonë duhet t?i respektojmë ato zgjedhje të secilit futbollist. Kemi shumë futbollistë kosovarë që kanë pranuar të luajnë për Shqipërinë dhe unë kam qenë një zë shumë i fuqishëm mbrojtës i tyre, sepse kemi shprehje jo të mirë karshi tyre.

Duhet t?i japim mundësinë futbollistëve që ata vetë të zgjedhin se për cilën Kombatare të luajnë. Gjatë luftës kanë emigruar shumë familje kosovare dhe fëmijët e tyre nëse kanë ikur në një moshë të re nga Kosova, tani janë diku te 20-21 vjeç e kanë një parparësi kundrejt kosovës. Por nuk do të ishte çudi që familjet të marrin një vendim që të luajnë për Shqipërinë. Gjithmonë duke menduar për ekipin në radhë të parë dhe më pas edhe për lojtarin që të rritet profesionalisht?, u shpreh Dallku.





Lajmet e fundit nga