web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“PS mund të mos e ketë me qejf”/ Ish deputeti i PD-së: Zgjedhjet lokale dhe parlamentare, në të njëjtën datë

9 Qershor 2020, 19:40, Politikë CNA

Ish deputeti i PD-së, Genc Pollo, i ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, është shprehur se Shqipëria ka nevojë që zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare të mbahen në të njëjtën datë.

“Reforma Zgjedhore ka qenë një prej mekanizmave që të vijë ndryshimi edhe përmes zgjedhjeve. Kjo po merr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve. Këtu kemi një problem që duhet zgjidhur. Si? Duke bërë zgjedhje. PS mund të mos e ketë me qejf këtë, por edhe lëshime të tjera nuk i ka patur me qejf të madh, por i ka bërë.

Me presion, me fjalë… Idealja është që zgjedhjet lokale të jenë në një ditë me zgjedhjet parlamentare. Ky është mendimi im”, u shpreh Pollo./CNA.al





Lajmet e fundit nga