web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Policia nuk ekziston"/ Gazetari zbulon detajet: Si shteti po “ndihmon” krimin

9 Qershor 2020, 07:02, Kronika CNA

Gazetari Sokol Bregu e ka cilësuar mjaft të rëndë situatën e kriminalitetit në vendin tonë.

I ftuar në Abc e Mëngjesit me Enkel Demin, gazetari Bregu tha se policia është përdorur edhe për punë që nuk janë të policisë, gjë e cila sipas tij e ka lodhur mendërisht.

Pra, krmi po gjen një polici të lodhur.

?Ne kemi një polici të lodhur, që është përdorur edhe për punë që nuk janë të policisë. Ne kur mendojmë për policing e mendojmë si një njeri të fortë fizikisht, por edhe mendërisht.

Policia u përdor tek tërmeti, tek pandemia, bënë orë të tëra roje, por nuk janë të fortë edhe mendërisht. Nuk morën asnjë shpërblim nga shteti. Kështu krimi i ka gjetur të lodhur dhe të pafuqishëm?-tha gazetari Sokol Bregu.

Gjithashtu ai tha se policia dhe prokuroria nuk ekzistojnë, se pot ë ekzistonin do ishte e pamundur të mos mblidhnin prova materiale në Shqipërinë e vitit 2020.

Policia nuk ekziston, dhe as prokuroria. Në Shqipërinë e vitit 2020 nuk ka mundësi për të mbledhur prova materiale, kjo do të thotë se nuk ekziston , se po të ekzistojë do i gjeje?-u shpreh gazetari./ CNA.al





Lajmet e fundit nga